Dua Lipa shënon sukses historik me hitin “Levitating”

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 13:55
Dua Lipa shënon sukses historik me hitin “Levitating”

Dua Lipa është në kulmin e karrierës dhe sukseset e saj në arenën e muzikës ndërkombëtare po shtohen çdo ditë e më shumë.

Ylli shqiptar i muzikës botërore një sukses të madh e ka arritur edhe së fundmi me hitin e saj “Levitating”, dhe lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një InstaStory, të cilën Dua e ri-postoi nga një faqe e fansave të saj.

Në njoftim thuhet se kënga “Levitating” po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë, duke u bërë kështu artistja femër  për më së shumti javë të kaluara në histori të kësaj top-liste në 10-të pozitat para, me 41 javë gjithsej.

26-vjeçarja publikoi “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby, në tetor të vitit të kaluar, dhe deri tani kënga ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, kënga e fundit e Duas është një tjetër bashkëpunim i suksesshëm me artistin britanik, Elton John “Cold Heart”.

Ndryshe, këngëtarja e famshme kaloi festën e Halloween së bashku me të dashurin e  saj, Anwar Hadid, familjen dhe rrethin e ngushtë shoqëror.

Vlen të theksohet se përveç si këngëtare, Duan do ta shohim edhe si aktore, pasi ka filluar xhirimet e filmit të saj të parë. 

https://www.youtube.com/watch?v=TUVcZfQe-Kw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)