Përkeqësohet gjendja e Celine Dion

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 14:40
Përkeqësohet gjendja e Celine Dion

Diva e muzikës, Celine Dion është detyruar të anulojë koncertet që do nisnin nga data 5 nëntor. Shkak për këtë është bërë një problem shëndetësor që ajo ka pasur.

Përmes një deklarate për shtyp, stafi i 53-vjeçares shpjegoi se artistja vuan nga “spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve”.

 

Mirëpo duket se gjendja shëndetësore e Celine Dion është më e rënduar, pasi një i afërm i këngëtares ka folur për revistën “Here”, duke treguar:

“Ajo nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë. Ajo është shumë e dobët dhe ka humbur shumë peshë. Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë ‘përcakton burimi’. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit. Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej.”


(Kosova Sot Online)