Fifi kërkon që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 22:30
Fifi kërkon që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Ka filluar emisioni i spektaklit Big Brother VIP.

Një përballje mes Fifit dhe Arditit po zhvillohet në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Gjatë debatit me Arditin, këngëtarja Fifi ka kërkuar nga Arbana Osmani që të largohet nga Big Brother, duke e zëvendësuar veten me Arditin.

“Arbana kam një pyetje për Big Brother, a mund të ndërrohem unë me Arditin”, ka qenë pyetja e Fifit për produksionin, por që Arbana ka thënë se është e pamundur.

Arditi në emisionet televizive e quajti Fifin ‘e paftyrë’ dhe ‘e shet vetëm për një çmim’.

Fifi tregoi se ia ka bërë Arditit dy këngë, për njërën thotë se nuk i mori paratë, ndërsa për të dytën thotë se ia mori vetëm gjysmën, e për këtë thotë se ‘unë nuk shitem për pak’.

Image

“Po Ardit, e kom dasht Granitin ma shumë se ty këtu brenda’, i thotë atij në përballjen që po zhvillohet në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Madje ajo i tha se kur e nominoi Donaldin, e ka ditur se Arditi do të shtëpinë.

E gjithë kjo përfundoi duke u sqaruar mes vete. Fifi i kërkoi falje atij.

(Kosova Sot Online)