Ky është mashkulli më s*ksi në botë për vitin 2021

  • G.G /
  • 10 November 2021 - 10:26
Ky është mashkulli më s*ksi në botë për vitin 2021

Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi në botë për vitin 2021, shkruan CNN.

Rudd, i njohur më së shumti për rolet kryesore në filmat “Ant-Man”, “This is 40” dhe “Clueless”, u zbulua si fituesi i këtij viti të martën mbrëma në “The Late Show With Stephen Colbert”.

“Jam i vetëdijshëm se kur njerëzit dëgjojnë se jam zgjedhur për këtë, do të thoshin: “Çfarë?”. Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë para meje”, u shpreh aktori për revistën People.

Aktori i Clueless ka plane të mëdha tani që ai ka dhënë titullin. “Unë shpresoj që tani më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darka seksi me Clooney dhe Pitt dhe Michael B Jordan. Dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte.”

(Kosova Sot Online)