Shpallet mashkulli më se*ksi në botë për vitin 2021

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 15:05
Shpallet mashkulli më se*ksi në botë për vitin 2021

Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi në botë për vitin 2021. Rudd, i njohur më së shumti për rolet kryesore në filmat “Ant-Man”, “This is 40” dhe “Clueless”, u zbulua si fituesi i këtij viti të martën mbrëma në “The Late Show With Stephen Colbert”.

“Jam i vetëdijshëm se kur njerëzit dëgjojnë se jam zgjedhur për këtë, do të thoshin: “Çfarë?”. Kjo nuk është përulësi e rreme. Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë para meje.”, u shpreh aktori për revistën People.

Aktori i Clueless ka plane të mëdha tani që ka marrë titullin. “Unë shpresoj që tani më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darka seksi me Clooney dhe Pitt dhe Michael B Jordan. Dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte.”, tha me humor aktori. 

Image

(Kosova Sot Online)