Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 16:35
Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që do të krijohet brenda godinës së “Sarajeve të Toptanëve” do të ekspozohet dhe një kostum popullor nga Rita Ora, të cilin e ka veshur në videoklipin e këngës “Gunna”.

Kënga është pjesë e mini albumit të fundit të këngëtares, që mban titullin “Bang”. Ajo zgjodhi që veshjen ta stilonte Valdrin Sahiti, përmes së cilës dëshiron t’i tregojë gjithë botës stilin tradicional dhe etnografik të shqiptarëve.

(Kosova Sot Online)