Jessie J pëson një abort përpara koncertit

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 15:26
Jessie J pëson një abort përpara koncertit

Këngëtarja Jessie J bëri njoftimin e trishtuar për fansat e saj në Instagram, vetëm disa orë para se hitbërësi “Do It Like a Dude” do të performonte në skenë në L.A.

Jessie J ka ndarë disa lajme tronditëse për humbjen e shtatzënisë, shkruan mirrror.co.uk.

Këngëtarja, e cila konfirmoi ndarjen e saj nga Max Pham muajin e kaluar, hyri në Instagram të mërkurën mbrëma për të informuar fansat e saj se fatkeqësisht kishte pësuar një abort.

Jessie, 33, u tha 10.4 milionë ndjekësve të saj se kishte humbur fëmijën e saj përpara koncertit të saj në L.A të mërkurën, pasi zbuloi se nuk kishte më rrahje zemre disa orë më parë.

Duke ndarë një foto të saj duke mbajtur një test pozitiv shtatzënie dhe një imazh të dytë të një citimi, ylli britanik pranoi me guxim se do të dilte ende në skenë në përpjekje për ta ndihmuar atë të kalonte pikëllimin.

Image

(Kosova Sot Online)