Leonora na prezanton me vëllain e saj

  • G.G /
  • 02 December 2021 - 11:45
Leonora na prezanton me vëllain e saj

Leonora Jakupi është nga artistet më të pëlqyera në skenën muzikore shqiptare.

Këngëtarja që pjesë e skenës është që në moshë të re ka arritur që jetën private ta mbajë larg syrit të medias dhe publikut.

Ndonëse nënën, motrën apo mbesën i publikon shpesh në rrjete sociale, Leonora ka një anëtar të familjes që e prezanton rrallë.

Bëhet fjalë për vëllaun e saj Adnanin, i cili ka qëndruar shumë larg famës së motrës dhe është fare i pa njohur për publikun.

Për të nuk dihet asgjë ndërsa Leonora publikon shumë rrallë ndonjë foto të tij, në raste ditëlindjesh siç ndodhi së fundmi.

(Kosova Sot Online)