Sabiani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 23:30
Sabiani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Sonte nga shtëpia e Big Brother VIP është larguar këngëtari i njohur, Sabiani.

Rrugëtimi i tij në shtëpinë e famshme ka përfunduar pas më shumë se 60 ditësh.

Kjo është hera e dytë që Sabiani eliminohet nga votat e publikut, herën e parë ai u bë sërish pjesë e shtëpisë me anë të biletës kthyese që mori në studio.

Këngëtari i njohur nga Shqipëria ishte ndër banorët e parë që u bë pjesë e spektaklit.

Ndërsa, kujtojmë që banorët e mbetur brenda shtëpisë janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

(Kosova Sot Online)