Noizy arrestohet në Kosovë

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 11:27
Noizy arrestohet në Kosovë

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka  qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

(Kosova Sot Online)