Fifi e sjell këngën “Diell” në duet me Taynën

  • G.G /
  • 16 dhjetor 2021 - 11:47
Fifi e sjell këngën “Diell” në duet me Taynën

Tayna gjatë ditës së djeshme ka festuar 25 vjetorin e lindjes së saj.

Me një ceremoni të veçantë ajo ka festuar datëlindjen e saj.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen më së shumti ishte pjesëmarrja në datëlindje e këngëtares Fifi. Fifi dhe Tayna vite më parë patën krisur raportet e tyre.

E pas daljes së Fifit nga BBV-ja, kësaj krisje i erdhi fundit dhe ato vendosën për paqe. Kështu këngëtaret e famshme vendosën të rregullojnë raportet e tyre.

Dhurata e Fifit për Taynën ishte dueti i këngës që rrëmbeu miliona klikime ‘Diell’.

Këngëtaret sollën duetin live në ceremoninë e datëlindjes dhe të dyja së bashku e ‘shkrinë’ këngën.

Tayna gjithashtu në 25 vjetorin e lindjes së saj ka publikuar këngën ‘OFG’.

(Kosova Sot Online)