Arilena Ara paralajmëron këngën e re me Gjon’s Tears

  • G.G /
  • 17 December 2021 - 10:13
Arilena Ara paralajmëron këngën e re me Gjon’s Tears

Këngëtarja Arilena Ara ka paralajmëruar që së shpejti do ta lansojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me Gjon’s Tears

“Dance Me” quhet kënga e re e Arilena Arit dhe këngëtarit tepër të talentuar kosovar, Gjon’s Tears.

Gjon’s Tears ishte njëri prej këngëtarëve më të mirë në Eurovisionin e këtij viti me këngën e tij “Tout l’univers” dhe me vota të jurisë kishte marrë vendin e parë, por që në fund humbi me vota të publikut.

Pas Eurovision ai kishte thënë se në Shqipëri nuk e kishin vlerësuar në një emision për zbulimin e talenteve.

Kurse tani, Arilena ka treguar se së shpejti pritet që të lansohet një këngë me video me kosovarin që jeton në Zvicër.

“ ‘Dance Me’, videoklip x @gjon_s_tears së shpejti”, ka shkruar ajo, derisa ka publikuar një fotografi të tyre.

“Mezi e pres këtë”.

Ditën se kur do të publikohet ajo, këngëtarja nuk e ka treguar.

(Kosova Sot Online)