Kënga e Yll Limanit, e 7-a nga 100 këngët më të dëgjuara në Zvicër

  • G.G /
  • 20 December 2021 - 13:12
Kënga e Yll Limanit, e 7-a nga 100 këngët më të dëgjuara në Zvicër

Këngëtari, Yll Limani, është duke i shijuar sukseset e këngëve të mini-albumit që publikoi javën e kaluar.

Ylli publikoi mini-albumin e titulluar “Lshoja Zanin” me pesë këngë në të gjitha platformat sociale.

Por, kënga “Lshoja Zanin” e cila mban edhe emrin e albumit është njëra ndër më të preferuar e cila ka mbledhur mbi katër milionë klikime deri tani.

Këngëtari përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar se “Lshoja Zanin” është renditur e shtata në mesin e 100 këngëve më të dëgjuar në Zvicër.

“Urime, Lshoja zanin është e shtata në top 100 këngës në Zvicër”, shkroi menaxheri i tij.

Kujtojmë që Ylli ishte i ftuar javën e kaluar së bashku me Ledrin në shtëpinë e famshme.

(Kosova Sot Online)