Yjet që u shuan në vitin 2021

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 14:54
Yjet që u shuan në vitin 2021

Vitin që lamë pas u ndanë nga jeta shumë artist të mëdhenj që kanë kontribuar në artin shqiptar dhe që do të mbesin gjithnjë në kujtimet tona.

Shumë nga ta na kanë bërë të qeshim me rolet e tyre në filma, apo na kanë mbushur zemrat me muzikë dhe art.

Luran Ahmeti

Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti, pas një beteje me Covid-19 ndërroi jetë më 25 mars  2021, në moshën 46 vjeçare në Klinikën për Sëmundje infektive në Shkup.

Vdekja e aktorit të njohur ka tronditur të gjithë shqiptarët, por edhe artistët në Turqi.

Ahmeti luajti në një serë filmash në Turqi si ‘Lugina e Ujqërve’ dhe ‘Sulejmani i Madhërishëm’.

Kujtojmë, se aktori i ndjerë kishte role të shumta në Teatrin Kombëtarë të Shkupit ndërsa së fundi u njoh me rolin e tij në serialin “O sa mire”.

Rasim Thaci – CIMA

Humoristi i njohur Rasim Thaqi-Cima, mbetët ndër figurat më të njohura të humorit shqiptar.

Cima ishte njëri nga aktorët i cili arriti t’i rezistoj kohës dhe viteve.

Cima ndërroj jetë në moshën 71 vjeçare nga infektimi me Covid-19, pas qëndrimit disa javësh në Qëndren Klinike Universitare në Prishtinë, saktësisht në klinikën e Infektivës.

Cima la pas vetës  një karrierë të bujshmë prej një humoristi profesionist.

Ai njihet për rolet e tij të shumta që ka pasur në skenën humorit.

Një ndër skeçet ku Cima mori pjesë ishte “Treshi Përsheshi”.

Ismet Bogujevci

Ismet Bogujevci ishte këngëtar i njohur, i cili identifikohej me muzikën popullore folklorike.

Bogujevci ndërroi jetë më 13 maj 2021, në moshën 69-të të vjeçare.

Kështu duke lënë pas një karrierë me plot vlera nisur që nga viti 1972-të dhe nuk u shua deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Burbuqe Berisha

Lajmi për vdekjen e Burbuqe Berishës erdhi befasi dhe preku të gjithë.

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur  në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.

Ajo ka ndërruar jetë në moshën 51 vjecare.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore dhe shfaqjeve teatrale.

Së fundmi ka qenë edhe prodekane në një kolegj privat.

 Hueyda El Sayed

Ndarja nga jeta e artistes shqiptare Hyeda el Sayed ka prekur të gjithë ata që e njihnin, dhe ata që e ndiqnin përmes ekranit të televizorit.

Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila edhe i mori jetën në moshën 46-të vjeçare.

Ylber Aliu

Në moshën 33- vjeçare, ndërroi jetë këngëtari i njohur ,Ylber Aliu.

Aliu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së veshkave.

Artisti nga Maqedonia e Veriut kishte kohë që trajtohej në dializë sepse e kishte të dëmtuar njërën veshkë.

Këngëtari njihet si artist, muzicient e interpretues i ilahive.

Hajrullah Ramizi

Në muajin nëntor kinematografia shqiptare humbi një nga aktorët më të talentuar.

Në moshën 37-vjeçare, ndërroi  jetë nga sulmi në tru aktori nga Shkupi, Hajrullah Ramizi.

Publiku i Teatrit Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku, Dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit.

SYL KUQI

Më 25 dhjetor, ndërroi jetë ish-aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Syl Kuqi.

Kariera e tij ndërlidhet  me filmin artistik dhe punën e tij në Teatër për dekada me radhë.

Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.

Kujtim Prodani

Një tjetër këngëtar që humbëm gjatë këtij viti ishte edhe Kujtim Prodani. Ai ndërroi jetë në janar të këtij viti me datën 6-të në moshën 57-të vjeçare.

I ndjeri ishte duke u kuruar nga COVID-19-të por nuk arriti ta përballonte gjë e cila ia përkeqësoi gjendjen.

Shaqir Hoti

Në muajin prill ndërroi jetë instrumentisti i njohur Kosovar, Shaqir Hoti. Përmes rrjeteve sociale, djali i tij kishte njoftuar se i ka ndërruar jetë babai.

Kujtojmë se, Hoti vdiq në moshën 85 vjeçare.

(Kosova Sot Online)