Njëra nga motrat Mustafa shan gazetaren: Ta q* bota nanën

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 18:52
Njëra nga motrat Mustafa shan gazetaren: Ta q* bota nanën

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme në media u raportua se vëllai i Motrave Mustafa, Liridoni, është denoncuar nga gruaja e tij për shkak të dhunës.

Gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se është rrahur nga burri i saj, teksa të njëjtat burime thonë se ai është vëllai i motrave Mustafa dhe po i njëjti është ndaluar në mbajtje nga policia për 48 orë.

Gjatë ditës së sotme, Indeksonline ka publikuar një audio-incizim, ku sipas tyre në redaksinë e medias ka telefonuar Lulja, njëra nga motrat Mustafa duke përdorur gjuhë kërcënuese e të ulët, madje nuk i ka kursyer as të sharat.

“Marre duhet me ju ardhë për klikime me bo këso gjeste, muta, muta. Ta q* bota nanën, ta q*…”, ishte gjuha banale e Lules. 


(Kosova Sot Online)