Si po e përballon ndarjen me Dua Lipa-n, Anwar Hadid?!

  • G.G /
  • 12 January 2022 - 10:24
Si po e përballon ndarjen me Dua Lipa-n, Anwar Hadid?!

Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme se marrëdhënia e Dua Lipa-s dhe Anwar Hadid, ishte në krizë.

Këngëtarja 26-vjeçare ka qenë në një lidhje romantike që nga viti 2019 me 22-vjeçarin, i cili është djali i Yolanda Hadid dhe vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Dhe ndarjes i erdhi zyrtarisht fundi muajin e kaluar.

Anwar Hadid është parë së fundmi për herë të parë në publik që pas ndarjes së tij me Dua.

Ai është fotografuar teksa po pinte një cigare pas një dreke me një mik në Granville në Studio City.

Anwar dukej se ishte në gjendje të qetë emocionale teksa qëndronte në rrugë me një mik.

Çifti filluan lidhjen e tyre në qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media ndërkombëtare se ata i dhanë fund marrëdhënies mes tyre.

Kishte raportime se çifti ishte ‘në krizë’, me burime që pretendonin se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë të tëra për shkak të orareve të tyre të ngjeshura.

Çifti fillimisht hodhi idenë për t’i vënë frena romancës së tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh bashkë po rezulton e vështirë.

Dua thuhet se ka qenë duke regjistruar albumin e saj të ri në Londër dhe në Los Anxhelos, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi së fundmi për Revistën “People” se ata janë aktualisht duke marrë një pushim.

Rikujtojmë se, pak pas ndarjes Dua u komentua se është duke e marrë veten tashmë dhe duket se nuk po vuan për Anwar.

Ajo kishte filluar pushimet me shoqet e saj, teksa edhe po kalonte momente të bukura.

Dua ka postuar imazhe nga pushimet teksa shihej e shoqëruar nga tri shoqet e saj.

(Kosova Sot Online)