Ja arsyet e vërteta se pse Adele anuloi koncertin e saj

  • G.G /
  • 25 January 2022 - 10:10
Ja arsyet e vërteta se pse Adele anuloi koncertin e saj

Adele ka dhënë një lajm të hidhur për fansat, duke lajmëruar shtyerjen e koncerteve të saj.

Ajo ka njoftuar një pjesë e stafit të organizimit të koncertit ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërkohë që pandemia ka shkaktuar vonesa në organizimin e turneut. Këngëtarja britanike i kërkoi fansave falje e përlotur.

Fansat u mërzitën me njoftimin dhe tani pohohet se Adele dhe ekipi i saj kanë bërë kërkesa të paarsyeshme përpara shfaqjes. Gazetari i Las Vegas, Scott Roeben tha se ylli me sa duket refuzoi të përdorte pajisjet e shtëpisë në teatrin ikonik “ The Colosseum”. Ai tha:

Teatri ka një ekran masiv, teknologji shumë të lartë, por ekipi i Adele këmbënguli për një sistem krejtësisht të ri, një ekran më të madh, të ndërtuar në thelb disa inç përpara ekranit ekzistues. Kërkesa të tilla jo vetëm që rrisin kostot e prodhimit, por, në një kohë kur furnizimet janë të ndërprera, është një recetë për katastrofë në këtë rast vonese ose anulimi të minutës së fundit.

ipas Scott, Pallati Caesars është 100% gati për Adele, kështu që ai beson se ka forca të tjera ndikuese.

Fatkeqësisht, duket sikur një nga këta faktorë është se Adele është një divë.

Ajo riktheu muzikën e saj në tregun botëror, duke lançuar albumin e njohur “30”. Pavarësisht projekteve të reja të shumta muzikore, Adele nuk i ishte rikthyer koncerteve ende. Ajo kishte planifikuar tour-in e saj, që supozohej të niste në Las Vegas.

(Kosova Sot Online)