Fifi zyrtarizon lidhjen e dashurisë

  • G.G /
  • 27 January 2022 - 10:48
Fifi zyrtarizon lidhjen e dashurisë

Filloreta Raçi- Fifi duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Këngëtarja e njohur, e cila i komplimentua për pamjen në primen e së martës duket se paska arsye për të shkëlqyer.

Mendohet se Fifi është në lidhje dashurie dhe këto dyshime i ngjalli vet.

Ajo ka postuar një video ku shihet e kapur perdore me një mashkull, fytyra e të cilit nuk duket.

Videon ku djaloshi i ledhaton dorën, ajo e ka shoqëruar me këngën “You are the reason”, një dedikim shumë i ndjerë dashurie.

(Kosova Sot Online)