Reagon Dj Dagz pasi Einxhel lëndoi krahun

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 18:41
Reagon Dj Dagz pasi Einxhel lëndoi krahun

Dita e sotme nuk ka qenë edhe e mirë për banoren e “Big Brother VIP”.

Moderatorja, Einxhel Shkira ka pësuar një aksident të vogël gjatë një loje me banorët.

Sipas njoftimit të produksionit të Big Brother, ajo duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Pas ekzaminimit që doktorët i kanë bërë Einxhel, kanë vendosur që ajo të bëjë një ndërhyrje. Ajo do të qëndrojë nën kujdesin mjekësor dhe nën vëzhgimin e kamerave për aq kohë sa do të nevojitet”, tha produksioni.

Ndërkohë, partneri i moderatores, Dj Dagz me të cilin nisi lidhjen e dashurisë brenda shtëpisë ka reaguar pasi ka kuptuar se partnerja e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dagz ka ndarë në storien e tij në Instagram postimin  e produksionit për Einxhel i cili njoftoi se gjendja e moderatores është e mirë.

(Kosova Sot Online)