Konkurrentja e “Për’puthen”- ish e dashura e Vali Corleone

  • G.G /
  • 31 January 2022 - 14:25
Konkurrentja e “Për’puthen”- ish e dashura e Vali Corleone

Në “PRIME”-n e fundit të “Për’puthen”, mbrëmja u mbyll me një hyrje të re në program, që bëri mjaft bujë fillimisht për shkak se ishte motra e Rrushes.

Megjithatë, konkurrentja e re Laureta Zyba u përfol shumë pas daljes së saj të parë në ekran, për shkak të së shkuarës së saj problematike, ku ishte përfshirë disa herë në ngjarje kriminale të rënda.

Ndërkohë, së fundmi janë publikuar disa foto të vjetëra të Lauretës, krah Vali Corleone, ku ajo është cilësuar si ish e dashura e tij.

Ajo cfarë tërhoqi gjithashtu shumë vëmendje ishte pikërisht tatuazhi i saj i madh në qafë me emrin e Corleone.

Rikujtojmë se Laureta Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Sipas “Indeksonline”, ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

Laureta Zyba ishte valltare e klubeve të natës në Prishtinë e cila ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryrje në veprim”. Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.

(Kosova Sot Online)