Gigi Hadid tregon kujt i thotë: Jo

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 22:03
Gigi Hadid tregon kujt i thotë: Jo

Gigi Hadid zbuloi se ajo po u thotë JO kopertinave të revistave dhe ka një arsye vërtet të bukur për këtë!

“Kam ardhur në një pikë të karrierës time ku nuk më duhet të pranoj vetëm punët ku thjesht shes rroba. Tani mund të jem si “Çfarë është ajo që nuk kam bërë?”, shpjegoi Gigi për revistën InStyle.

Përveç kësaj, modelja e dha edhe një arsye tjetër se pse nuk do të dali më në kopertina revistash të caktura.

“Ka revista të cilave u them jo sepse do të doja që një vajzë tjetër të kishte një mundësi për ta marrë atë kopertinë. Nuk kam nevojë të bëj përsëri të njëjtën paraqitje kopertine nëse karriera e dikujt tjetër mund të ngrihet në qiell për shkak të kësaj”, tha ajo.

Gigi ka qëndruar relativisht jashtë vëmendjes kohët e fundit pas dramës që pasoi vitin e kaluar nga ndarja me Zayn Malik.


(Kosova Sot Online)