Leonora Jakupi pozon me qafore ari

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 18:52
Leonora Jakupi pozon me qafore ari

Leonora Jakupi është mjaft e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare është mjaft e ndjekur në Instagram ku numëron mbi 293 mijë persona, ndërsa sjell imazhe që marrin vëmendje.

Edhe së fundmi, këngëtarja u paraqit me shumë stil, teksa shkëlqente me elegancën dhe sharmin ndërsa dukej mahnitëse.

E veshur me një këmishë të bardhë me korset me ngjyra vjollce dhe të zezë, këngëtarja kompletoi atë me një mini-fustan blu.

Ajo përshtati pamjen e saj me një grim të theksuar dhe flokët bionde në stil të valëzuar, teksa në qafë mbante qafore ari.

Image
Image

(Kosova Sot Online)