Shqiptarja e vetme të cilën Cristiano e ndjek në Instagram

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 10:08
Shqiptarja e vetme të cilën Cristiano e ndjek në Instagram

Ylli i Manchester United , Cristiano Ronaldo është mësuar të thyejë rekorde në fushë, por tani po i thyen edhe ato në rrjetet sociale.

Ai është personi më i ndjekur në Instagram, aktualisht ka 400 milionë ndjekës.

Postimet e tij pasojnë me pëlqime të shumta nga ana e ndjekësve.

Por, krahas numrit të ndjekësve, Cristiano ndjek vetëm 500 persona në llogarinë e tij.

Prej tyre është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

(Kosova Sot Online)