George Clooney dhe bashkëshortja e tij nderohen me çmimin e madh

  • G.G /
  • 09 February 2022 - 14:52
George Clooney dhe bashkëshortja e tij nderohen me çmimin e madh

Aktori i njohur George Clooney dhe e shoqja Amal, avokate e të drejtave të njeriut janë nderuar me një çmim për kauzat e tyre humanitare të panumërta. Çmimi “Catalyst” iu dha çiftit pasi vazhdimisht kanë kontribuar në përmirësimin e shoqërisë gjatë një ceremonie virtuale mbajtur në kanalin e Youtube të “Elevate Prize Foundation.”

Fituesi dy herë i çmimit ‘Oscar’ e nisi fjalimin e tij duke përmendur misionin e fondacionit të tyre, i cili është të lirojë të pafajshmit dhe të dënojë keqbërësit në të njëjtën kohë. Gruaja e tij shtoi se fitimet nga ky çmim do të shkojnë si ndihmë për programin e tyre, ‘TrialWatch’. Ky i fundit monitoron veprimtaritë kriminale kudo në botë dhe mbron individët, si gazetarët, gratë dhe vajzat, komunitetin LGBTQ dhe minoritetet, të cilët padrejtësisht dënohen.

Shuma e çmimit prej 250 mijë dollarësh do të financojë këtë nismë, e cila lufton për të drejtat ligjore të shkelura nga qeveritë e korruptuara. Rikujtojmë se në dhjetor të 2020-tës, George i tha People se ai ndihet me fat që ka pranë gruan e tij, Amal. Ai shprehet se lidhja e tyre shkon aq mirë sa nuk ka pasur asnjëherë debate mes tyre.

Çifti i njohur shpreson gjithashtu që kjo organizatë ngritur nga ata për të sjellë drejtësinë ndaj abuzimeve që i bëhen qënieve njerëzore të vazhdohet në të ardhmen nga binjakët e tyre. George Clooney është shprehur se nuk ka dëshirë që fëmijët e tyre të shohin krime ndaj individëve dhe se si asnjëri nuk bëri diçka për këtë.

(Kosova Sot Online)