Bebe Rexha: Falë Zotit, nuk jam e çmendur

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 15:14
Bebe Rexha: Falë Zotit, nuk jam e çmendur

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është treguar më pak aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Në një rrëfim të sinqertë të bërë në rrjetin social TikTok, interpretuesja e hitiut “I’m a mess” kishte bërë të ditur për fansat e saj se arsyeja pse ka postuar shumë më pak fotografi se zakonisht vitin e fundit, është shtimi në peshë.

A e keni parë momentin kur këngëtarja e njohur rrëzohet në skenë

Megjithëse u shpreh e zhgënjyer me veten, Bebe Rexha duket se ka gjetur shpejt frymëzimin për ta dashur veten, pavarësisht të metave.

 

Ajo së fundmi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe nga shtrati i saj, ku dukej mjaft atraktive në një këmishë nate të kuqe, ndërsa i kishte flokët e saj bionde të mbledhura lart.

32-vjeçarja ua bëri të ditur fansave se e kishte realizuar vet makijazhin e saj, gjersa ishte e kënaqur me këtë dukje, duke marrë poza të njëpasnjëshme.

Image

(Kosova Sot Online)