Katy Perry ka një mënyrë se si e thërret burrin

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 19:49
Katy Perry ka një mënyrë se si e thërret burrin

Aktori i njohur Orlando Bloom njihet për natyrën e tij moskokëçarëse dhe pa komplekse.

Ai është fotografuar shpeshherë nga paparacët në daljet e tij ashtu siç e ka bërë nëna natyrë. Bashkëshortja e tij, Katy Perry është shprehur se Orlando nuk ka ndryshuar fare në këtë aspekt.

Këngëtarja e njohur e rrëfeu këtë detaj teksa ishte e ftuar në emisionin radiofonik të moderatores Kyle Sandilands duke thënë se përjashtimi i tij vetëm që ka bërë për të mos dalë nudo është kur janë me pushime me vajzën e tyre, Daisy, e cila erdhi në jetë në gusht të vitit 2020.

"Nuk ka asgjë që e ndalon atë mashkull. Ai është një ‘hamshor i tërbuar’ dhe kjo më pëlqen” , u shpreh Katy duke shkaktuar të qeshura në studio.

Duket se ylli i “Pirates of the Caribbean” nuk e ka aspak problem të tregojë haptazi asetet e tij mashkullore.

Fotot nudo të Orlando Bloom të shkrepura nga paparacët u kthyen menjëherë sensacioni i internetit.

(Kosova Sot Online)