Sidrit Bejleri publikon këngën e re 'Sa nji jetë'

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 21:52
Sidrit Bejleri publikon këngën e re 'Sa nji jetë'

Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar projektin e ri muzikor. Kënga, me të cilën vjen në bashkëpunim me artisten Denisa Gjezo, mban titullin “Sa nji jetë”. Është shoqëruar me videoklip dhe sapo është publikuar në Youtube. 

Kjo këngë, përmes së cilës i këndon dashurisë, vjen vetëm pak ditë nga Shën Valentini. Balada është pritur deri më tani shumë mirë nga adhuruesit e këngëtarit, të cilët e kanë vlerësuar për muzikën dhe për interpretimin e tij. Ky projekt vjen vetëm një muaj pas këngës “A do më doje”.


(Kosova Sot Online)