Ronela xhiron klipin për Eurovision në vendin që na e njeh gjithë bota

  • G.G /
  • 11 February 2022 - 10:43
Ronela xhiron klipin për Eurovision në vendin që na e njeh gjithë bota

Ronela Hajati ka bërë me dije se ka nisur xhirimet e videoklipit të këngës “Sekreti” me të cilën do përfaqësojë vendin në Torino të Italisë. Vetë këngëtarja ka treguar se është në jug të Shqipërisë dhe mesazhi që do të japë është me thelb ruajtjen e trashëgimisë natyrore.

Burime për “Top Albania Radio” kanë zbuluar se kënga po xhirohet buzë Vjosës, në Bylis, vend ky i njohur për gjithë botën, si kauzë që u ngrit nga Leonardo DiCaprio me kërkesën për ta mbrojtur parkun e Vjosës.

Thuhet se edhe në Gjirokastër dhe Tepelenë do të ketë gjithashtu disa fragmente të videoklipit. Video e cila do të publikohet në fillim të Marsit në kanalin zyrtar të “Eurovizionit” do të tregojë disa nga bukuritë e Shqipërisë dhe do të shërbejë si promovim.

Ronela Hajati ka paralajmëruar disa ndryshime në këngën e saj, duke thënë se po bën të pamundurën për ta sjellë në versionin më të mirë.

(Kosova Sot Online)