Nusja e Shyhretit është bërë si 'kukull'

  • G.G /
  • 12 February 2022 - 14:36
Nusja e Shyhretit është bërë si 'kukull'

Shyhrete Behluli është këngëtare që për çdo ditë ka çfarë të thuhet e të shkruhet për të.

Përveç krijimtarisë së saj të shtrirë ndër vite, ajo gjithmonë ka dhënë arsye që emri i saj të sillet vërdallë mediave rozë, shkruan Kosova Sot Online.

Kjo sepse në familjen e saj nuk është vetëm ajo e njohur për publikun shqiptar, por edhe tërë anëtarët e tjerë.

Duke ia nisur nga më i madhi deri tek më i vogli, janë të afirmuar e të mirënjohur për një masë të gjerë.

Edhe për ata shkruhet dhe analizohet çdo gjë në detaje, sepse gjithnjë bëjnë përshtypje për veprimet e tyre.

Mbi të gjitha bukuria e tyre është e përfolur dhe e stërfolur, dhe është interesante se secili është më i bukur se tjetri.

Por, nga të gjithë familjarët e këngëtares, po del dikush tjetër t’ua kalojë e ti lëjë në hije.

Ajo është nusja e djalit Learta, e cila në postimet e fundit për ditëlindjen e vajzës Matina është dukur si një kukull e gjallë

(Kosova Sot Online)