Ja pse surpriza e Arbenitës ndaj Feros për Shën Valentin nuk u realizua dot!

  • G.G /
  • 14 February 2022 - 10:19
Ja pse surpriza e Arbenitës ndaj Feros për Shën Valentin nuk u realizua dot!

Teksa nesër është Shën Valentini, dita e të dashuruarëve, duket se plani i Arbenitës për dhuratën për partnerin e saj Feron, ka dështuar. Kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të vogëlushes së tyre, Nina, e cila ia zbuloi reperit para kohe dhuratën që do të merrte një ditë më vonë.

Këtë gjë na e tha vetë Arbenita, e cila ka bërë një intervistë me ndjekësit e saj në llogarinë e saj të “Instagram”.

Ajo fillimisht i ka kërkuar ndjekësve të tregojnë disa ide dhuratash për Shën Valentinin, ndërkohë që, e pyetur për dhuratën që ajo ka bërë partnerit të saj, ajo publikoi një foto të Feros me një palë atlete në dorë, teksa shkruan:

“Nina e zbuloi dhuratën para kohe, duke prekur gjithçka.”

Rikujtojmë se së fundmi Fero i ka dedikuar një këngë vogëlushes Nina, ku disa pjesë të tekstit shprehin dashurinë e tij për të.

“Jetën ma ndryshove Nina, s’muj me jetu nëse t’kom larg. Jetën ma ndryshove Nina, s’muj me jeto nëse s’t’kom ngat. E maj mend kur unë të pashë për herë të parë, zemrën ma ke marr, çika jem jetoj veç për ty sa të jem gjallë unë, zemër kjo letër, ke me e pas ton jetën, kur e madhe të bohesh, të kam kryevepër,ty ta fali jetën…”,- ka shkruar Fero.

(Kosova Sot Online)