Genta Ismajli inspirohet nga Beyonce për emrin e vajzës
Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli, ka disa javë që është bërë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë dhe një djalë e që emrat e tyre i zbuloj pasi iu hapi llogari në Instagram.
Për emrin e vajzës duket se është inspiruar nga Beyonce.
Beyonce ka lindur vajzën në janar të vitit 2012 të cilën e ka emëruar me emrin Blue Ivy.
Të njëjtin emër me një ndryshim të vogël ia vendosi edhe Genta e cila lindi në janar të vitit 2022.
Ivy Blue quhet vajza e saj, portretin e së cilës nuk e ka publikuar akoma.
Gjithashtu Genta ka zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Icon.
(Kosova Sot Online)