Capital T publikon “Dy zemra & Për ty”

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 11:06
Capital T publikon “Dy zemra & Për ty”

Capital T ka lansuar projektin e tij 2 në 1.

Reperi shqiptar ka kohë që ka paralajmëruar projektin e tij të ri muzikor i cili përbëhet nga dy këngë.

“Dy zemra & Për ty”, janë këngët që Capital T ka vendosur t’i lansojë me 14 shkurt.

Projektin 2 në 1 ai e ka realizuar po ashtu edhe me videoklip, ku e gjeni në të gjitha platformat.

Kujtojmë se në muajin dhjetor reperi ka publikuar albumin e tij me titull “Heart Broken Kids” i përbërë prej 13 këngësh.

Ndryshe, para tri javësh Capital T kishte lansuar projektin muzikor “Përjetësisht”.

(Kosova Sot Online)