Zbulohet banorja e parë që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”

  • G.G /
  • 23 February 2022 - 10:36
Zbulohet banorja e parë që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”

Është zbuluar personazhi i parë që do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 2”. Bëhet fjalë për këngëtaren Keisi, e cila njihet ndryshe edhe si e bija e Sabianit.

Ishte pikërisht ky i fundit që e ka bërë të ditur, duke u shprehur se: “Keisi e ka marrë vendimin që do të jetë pjesëtarja më e re e Big Brother VIP 2”.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Keisi do të dashurohej aty brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Sabiani tha:

“Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”.

Kujtojmë që këngëtari doli shpejt nga loja, por loboi gjatë gjithë kohës që miku i tij, Iliri të fitonte çmimin e madh.

(Kosova Sot Online)