
Kanye nuk heq dorë nga ish-i, nis koncertin me fjalët e veçanta të Kim-it

Kanye “Ye” West mund të mos jetë një fans i të gjithë monologut të Kim Kardashian në “Saturday Night Live”, por ai luajti një pjesë të saj të martën mbrëma në premierën e albumit të tij të ri “Donda 2” në Miami.
Në një moment, ish e dashura e tij dëgjohet duke deklaruar:
“Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë. Një gjeni i talentuar, i ligjshëm, i cili më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm“, thotë Kim Kardashian në monologun e saj të “SNL”.
(Kosova Sot Online)