Adele i mahniti të gjithë

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 21:00
Adele i mahniti të gjithë

Adele është dukur e mrekullueshme teksa ka mbështetur partnerin e saj Rich Paul në darkën e ‘Klutch Sports Group’ mbrëmjen e së martës.

Këngëtarja 33 vjeçare, dukej shumë e bukur teksa ka pozuar në një foto me të ftuarit në festën, e cila u mbajt për të nderuar 10 vjetorin e agjencisë sportive të Rich.

E veshur me një xhaketë të thjeshtë me pjesën e përparme të hapur dhe mini fund lëkure, ylli i hitit ‘Easy On Me dukej’ dukej shumë elegante.

Ajo e kishte kombinuar kostumin me një rrip plot me gura  ku i nxirrte në pah belin e hollë dhe me floket e kapura topuz.

Adele nuk kishte veshur unazën e diamantit prej 740,000 £, me të cilën thuhet se Rich-i i ka propozuar.

Në fillim të këtij muaji, Adele ndezi thashethemet se ajo ishte fejuar me Rich Paul, teksa kishte veshur një diamant të madh në gishtin ku vendoset unaza e martesës në ‘BRIT Awards’.

Kur u pyet në lidhje me thashethemet gjatë një paraqitjeje  në The Graham Norton Show, Adele tregoi: “Po të jem, a do t’i tregoja ndonjëherë dikujt nëse isha apo nuk isha?”

Image


(Kosova Sot Online)