Zelensky fillon ta ndjekë në Instagram Maddonën

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 14:02
Zelensky fillon ta ndjekë në Instagram Maddonën

Ylli botëror i muzikës, Madonna, ka reaguar për luftën që është duke ndodhur në Ukrainë.

Ajo ka reaguar ashpër duke e dënuar agresionin rus mbi Ukrainë.

Madonna përmes një postimi në Instagram ka ndarë një video ku është e vendosur bashkë me një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë.

“Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës,”, ka shkruan ajo krah videos.

Madonna e ka titulluar videon e saj: Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj.

E si duket pas këtij veprimi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë këngëtaren në Instagram,  gjithashtu edhe ajo e ka bërë veprimin e njejtë.

Kujtojmë se presidenti ukrainas ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

(Kosova Sot Online)