Britney Spears martohet fshehurazi

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 10:19
Britney Spears martohet fshehurazi

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka lënë të kuptohet se mund të jetë martuar fshehurazi me të fejuarin, Sam Asghari.

Këngëtarja postoi një foto në Instagram duke i uruar atij ditëlindjen, ndërsa iu referua si bashkëshorti i saj.

Kaq mjaftoi që të nisnin spekulimet se mund të kenë lidhur kurorë. Dyshja kanë qenë në një arratisje romantike dhe dje festuan ditëlindjen e 28-të të Sam.

Ylli i muzikës u fejua në shtator të vitit që lamë pas, në një kohë kur këngëtarja po priste fundin e kujdestarisë.

Pak javë më pas, gjykata i dha fund kontrollit të babait mbi financat dhe jetën e saj. Ata filluan të dilnin në vitin 2016 pasi u takuan në xhirimet e “Slumber Party”.

Image

(Kosova Sot Online)