Drake i humb 275 mijë dollarë

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 11:24
Drake i humb 275 mijë dollarë

Reperi kanadez Drake humbi 275,000 dollarë pasi vuri bast mbi  Jorge Masvidal për të mposhtur Colby Covington në UFC 272. 

Drake do të kishte fituar një shumë afërsisht 1 milion dollarë nëse Masvidal do të kishte fituar meçin në Octagon në Las Vegas.

Duke parë transmetimin e UFC 272 në laptopin e tij, Drake mund të shihet duke vendosur bast të madh në Masvidal.

Por Covington e mposhti ish-shokun e tij të skuadrës në pesë raunde duke siguruar fitoren me rezultatet 49-46, 50-44 dhe 50-45. 

(Kosova Sot Online)