Eni Koçi dhe Dani publikojnë këngën e re “Vonë”

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 08:02
Eni Koçi dhe Dani publikojnë këngën e re “Vonë”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Eni Koçi ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Danin.

“Vonë” mban titullin ky projekt, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje atraktive të artistes nga Shqipëria.

Dyshja vijnë me një interpretim të mahnitshëm, me tekst të shkruar nga reperi e kantautori i njohur, Genc Prelvukaj.

Ky i fundit po ashtu është përkujdesur edhe për producimin, ndërkohë që videoja u realizua nga Black Fish Entertainment.

Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanaline Black Fish.

Eni vlen të ceket se është kthyer me projekt të ri pas një kohe të gjatë, duke qenë se të fundit e solli në vitin 2020.

Ky duket të jetë një rikthim pas dy vitesh në skenën muzikore shqiptare. 

(Kosova Sot Online)