Dasmë 2 ditë e 2 netë/ Martohet Demet Ozdemir

  • G.G /
  • 18 March 2022 - 10:39
Dasmë 2 ditë e 2 netë/ Martohet Demet Ozdemir

Demet Ozdemir së shpejti do i japë fund beqarisë. Aktorja, e cila është shumë e njohur me rolet e saj në serialet turke do të kurorëzohet në martesë me këngëtarin Oguzhan Koç. Sipas mediave turke çifti ka nisur përgatitjet  dasmës.

Demet dhe Oguzhan kanë vendosur të martohen në verën e këtij viti, më saktë në gusht 2022. Dasma do vazhdojë 2 ditë e 2 natë dhe do të mbahet në Çeshme, aty ku nisi dhe dashuria e tyre. Vetë aktorja ka preferuar të mos flasë shumë për këtë lidhje edhe pse tashmë e ka bërë publike.

(Kosova Sot Online)