Rita Ora duket mahnitëse dhe atraktive në Disneyland

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 13:43
Rita Ora duket mahnitëse dhe atraktive në Disneyland

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora është mjaft aktive në rrjetet sociale ku edhe sjell imazhe dhe postime të ndryshe si nga angazhimet e saj profesionale ashtu edhe nga përditshmëria.

Edhe së fundmi, Rita postoi disa foto të reja teksa shihet me miqtë e saj duke u argëtuar në Disneyland në Los Angeles.

E veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona bezhë, kapele dhe syze dielli me ngjyrë të zezë, 31-vjeçarja dukej mahnitëse dhe në formë të mirë.

Përveç fotove ku shihet vetëm, Rita bashkëngjiti edhe ato me shoqëri, teksa shihen duke kaluar kohë argëtuese në parkun e lojërave.

“Kam kaluar kohën më të mirë të jetës sime në Disney land me të preferuarat e mia! Faqet e mia më dhembin nga të qeshurit kaq shumë”, ka shkruar ndër tjera Rita në mbishkrim e fotografive.

Ndërkohë, krijuesja e hitit “Anywhere” mbetet e angazhuar edhe në sezonin e ri të “The Voice Australia” në panelin e jurisë.

(Kosova Sot Online)