Nora ka diçka për të thënë pas festës së ditëlindjes

  • G.G /
  • 29 March 2022 - 10:14
Nora ka diçka për të thënë pas festës së ditëlindjes

Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar me një shkrim të shkurtër në Instagram, pasi që më 25 mars festoi ditëlindjen e saj të 36-të

Nora, e cila këtë postim e ka shoqëruar me një fustan të prerë nga dizajneri Valdrin Sahiti, ka folur për rrugëtimin e saj në muzikë dhe të gjithë ata që e kanë uruar atë për ditëlindje.

Ajo për rrugëtimin e saj ka falënderuar Zotin, që sipas saj ka qenë shumë i mirë për të, por ka pasur edhe një falënderim për të gjithë njerëzit.

Më poshtë ne po sjellim statusin e saj pa bërë ndryshime gramatikore në të.

“Rrugetimi i jetes time ka qene jashtzakonisht i mire per mu dhe per kte e falenderoj Zotin?? Faleminderit edhe njerezve t’mi te dashur qe ma zbukuruan bday, dhe krejt juve qe ma keni uru. Shume dashni per krejt♥️”, ka shkruar Nora.

Kujtojmë se para se të festojë ditëlindjen, Nora lansoi këngën “Më mungon”, këngë kjo që ka më shumë se 1.7 milion klikime në youtube. 

(Kosova Sot Online)