Era Istrefi e mahnitshme në klipin e ri

  • G.G /
  • 02 April 2022 - 11:04
Era Istrefi e mahnitshme në klipin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo ditën e enjte ka prezantuar këngën e re “Bebe”, të cilën po ashtu e ka sjell të interpretuar në gjuhën shqipe.

Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me BimBimmën, kurse për muzikën është përkujdesur edhe Claydee.

Për ‘beat’-in ndërkohë është përkujdesur Paris Kalpos & Big Bang me realizim të “Fati Media Group”.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Istrefit.

27-vjeçarja po ashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip me dukje të veçantë.

Ajo së funmi ka postuar disa fotografi nga klipi.

(Kosova Sot Online)