Orinda dhe Turi kanë rënë në hall: Kujt i ngjan më shumë Atara?

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 20:06
Orinda dhe Turi kanë rënë në hall: Kujt i ngjan më shumë Atara?

Atara Hysko është vogëlushja më e famshme në Instagram. Ajo i ka bërë të gjithë të dashurohen me pamjen e saj të ëmbël dhe gëzon që tani plot fansa.Mirëpo, një dilemë që i tundon të gjithë është nëse Atara i ngjan më shumë mami Orindës apo babi Turit.

Ka qenë moderatorja që ka publikuar ditën e sotme një foto të sajën nga fëmijëria dhe shihet një ngjashmëri shumë e madhe.

“Kur më thonë jam fiks si babi, qesh shumë me mamin”, ka shkruar Orinda krah fotos që ka sjellë reagimi e Turit, i cili i ka kërkuar ndjekësve t’i thonë të gjithë se Atara i ngjantë ëmës.

Image

(Kosova Sot Online)