Ryva shfaqet nga bregdeti, veshja e saj merr gjithë vëmendjen

  • G.G /
  • 21 April 2022 - 14:08
Ryva shfaqet nga bregdeti, veshja e saj merr gjithë vëmendjen

Ryva Kajtazi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.

Që kur ajo është bërë pjesë e botës së muzikës dhe aktrimit, vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes.

Ani pse është shumë e angazhuar në jetën e saj profesionale, Ryva është shumë e kujdesshme edhe kur vjen fjala te familja e saj.

Edhe pse nuk është koha e plazhit, Ryva duket se po relaksohet në një nga hotelet e bukura të bregdetit shqiptar.

Nga atje ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke pirë kafe.

E veshur me stil, Ryva po duket një zonjë e rëndë. 

(Kosova Sot Online)