Enca dëshiron të bëhet mbret, jo mbretëreshë

  • G.G /
  • 27 April 2022 - 10:18
Enca dëshiron të bëhet mbret, jo mbretëreshë

Këngëtarja Enca Haxhiu ka vazhduar me postimin e fotove tepër provokative në rrjetet sociale

Këngëtarja shqiptare, është paraqitur me një veshje provokative në setin e fundit të fotografive.

E veshur më të zeza, Enca shfaqet me një palë pantallona të zi të lëkurës, kurse lartë ka të veshur një dantellë ku tregon pa më shumë nga gjoksi i saj dhe format e kolme.

“Mbreti Enca”, ka shkruar ajo në anglisht poshtë këtyre fotove, duke lënë të kuptohet se më shumë ka dëshirë të jetë “mbret” së “mbretëreshë”. 

(Kosova Sot Online)