Sot është ditëlindja më e bukur për Marina Vjollcën

  • G.G /
  • 17 May 2022 - 10:22
Sot është ditëlindja më e bukur për Marina Vjollcën

Ditën e sotme Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe kjo padyshim është ditëlindja e saj më e bukur. Arsyeja? Kjo ditëlindje e ka gjetur moderatoren më të plotësuar se kurrë, si nënë e një vajzë, Margetit, e cila ia ka ndryshuar jetën. Marina ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët, familja dhe veçanërisht nga bashkëshorti i saj Getoari, i cili ka zgjedhur të postojë një foto të saj me vogëlushen e tyre dhe të shkruajë disa fjalë nga zemra.

“Gëzuar ditëlindjen gruas sime dhe nënës së ëngjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që ndërtojmë bashkë”, shkruan Getoari ndërsa Marina i komenton: “Të dua jeta jem”.

(Kosova Sot Online)