Detaji i përbashkët i Nora Istrefit me të dashurën e re të Robertit, Lauretën

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 09:40
Detaji i përbashkët i Nora Istrefit me të dashurën e re të Robertit, Lauretën

Robert Berisha ka një javë që ka zbuluar se është në lidhje dashurie me Laureta Maqedoncin.

Ndërsa pasi ai zbuloi lidhjen e re u raportua në media se raporti i tij me ish partneren, njëherit këngëtaren, Nora Istrefi, ka pësuar krisje, pasi ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Por, po del që Nora dhe e dashura e re e Robertit, Laureta kanë një detaj të përbashkët, të njëjtin tatuazh dhe në të njëjtën pjesë të trupit.

Ndryshe, edhe Laureta mbrëmë publikoi fotografinë e parë me Robertin, duke konfirmuar kështu edhe ajo lidhjen e dashurisë, me këngëtarin.

(Kosova Sot Online)