Noizy dhe Ylli Limani do të vijnë me një bashkëpunim

  • G.G /
  • 07 June 2022 - 11:26
Noizy dhe Ylli Limani do të vijnë me një bashkëpunim

Noizy dhe Ylli Limani do të vijnë me një bashkëpunim.

Fillimisht ishte Ylli i cili postoi një Instastory ku dukej në makinë duke dëgjuar një këngë dhe i kishte bërë tag Noizyt.

Më pas një person tjetër kishte publikuar të njëjtën video duke konfirmuar se padyshim këtë verë do të kemi një projekt nga artistët.

Ylli madje ka publikuar disa vargje që në vazhdën e videove të tjera mendojmë se janë pjesë e tekstit të këngës.

Na ngelet veçse të presim publikimin e këngës sepse që do të jetë hit e kemi të sigurt.

(Kosova Sot Online)