Beatrix Ramosaj ekspozon linjat atraktive në bikini

  • G.G /
  • 18 June 2022 - 13:08
Beatrix Ramosaj ekspozon linjat atraktive në bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet më të përfolura muajve të fundit.

Artistja nga Kosova e cila prej vitesh jeton dhe në vepron në Shqipëri ishte pjesë e Big Brother VIP, pjesëmarrja e saj në këtë reality-show mori vëmendje të madhe.

Beatrix brenda shtëpisë krijojë një lidhje me aktorin Donald Veshaj që ishte jetëshkurtër dhe përfundoi sapo dyshja dolën jashtë.

Megjithatë fokusi ka qenë tek këngëtarja edhe pas ndarjes dhe çdo veprim i saj pothuajse ka krijuar lajm, ndërkohë që ajo mbetet e angazhuar me projekte muzikore pa lënë anash postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Beatrix ka ndarë më mijëra fansa të saj në llogarinë e Instagramit disa imazhe në të cilat shihet e veshur vetëm në bikini.

Këngëtarja ka kujtuar kohën kur kishte disa kilogram më pak, ndërsa nuk hezitoi ta quante veten yll, e që padyshim dukej në formë të mrekullueshme.

E veshur me bikini ngjyrë rozë, Beatrix theksoj linjat atraktive të trupit, ndërsa flokët e gjata i la në stil të gërshetave që i bini mbi supe.

(Kosova Sot Online)